Të martën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

12 tetor 2020 | 21:51

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër takimin e radhës në të cilin pritet të caktohet data për seancën e re plenare të legjislativit.

Në pikat e rendit të ditës që anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të kenë për diskutim janë pika e papërfunduar, nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator dhe 8 tetor 2020.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
II. Pika e papërfunduar, nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator dhe 8 tetor 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
2. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. AvdullahHoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuarRepublikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

III. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-030 për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19,

5.  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256,

10. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019,

11. Shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

12. Emërimi i gashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

13. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LV-së, Agon Batusha, është zgjedhur kryetar i Grupit…