Të martën mësohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës
26 shkurt 2023
| 14:11
Klubet që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës të martën do mësojnë kundërshtarët e tyre.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tërheqja e shortit për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, do të mbahet, të martën, më datë 28 shkurt, në orën 12:00 në selinë e federatës.
Klubet pjesëmarrëse në këtë fazë të garës janë Prishtina, Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Trepça’89 dhe Vushtrria.
Ndeshjet e ardhshme të kësaj gare pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe përplot emocion.