Të martën në Deçan bëhet zbulimi i bustit të heroinës Fetnete Ramosaj

05 gusht 2024 | 18:38

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Deçan ka njoftuar opinionin e gjerë se të martën me datë 6 gusht me fillim në ora 11:00, do të bëhet zbulimi i bustit të heroinës së kombit, Fetnete Ramosaj.

Para se të bëhet zbulimi i bustit të heroinës, do të mbahet edhe një tryezë shkencore për jetën dhe veprën e Fetnetes. Tryeza fillon në ora 9:30 në sallën e Qendrës Rinore.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Të nderuara Familje të  Dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së.

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftoim se diten e martë me datë 6 gusht 2024, bëhet zbulimi i bustit të Heroinës së Kombit, Zërit të UÇK-së Fetnete Ramosaj.

-Ora :11:00
-Vendi: Kompleksi Kulturor Qendra Rinore në Deçan qe bart emrin e Heroines.

Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve dhe luftën e drejt të UÇK-së!

Me respekt OVL-UÇK-Deçan!🇦🇱🇦🇱

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia po e zhvillon një operacion në veri të vendit,…