Të martën nga ora 11:00 prof. Paskal Milo mban ligjëratë të hapur në Fakultetin Filozofik
04 nëntor 2024
| 19:15
Me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqiperisë në Kosovë, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Filozofik, organizojnë ligjeratën e hapur: “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë” me Prof. Paskal Milon, ish-minister i Jashtëm i Republikes së Shqipërisë. Ligjërata e Prof. Paskal Milos do të mbahet me 5 nëntor 2024, nga ora 11:00, në sallën numër 014, të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishrinës.