Të martën nis gjobitja për shoferët me targa ilegale në Veri

21 nëntor 2022 | 22:06

Të martën e 22 nëntorit, në ora 8:00, në komunat veriore të Kosovës do të nis do të fillojë shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe.

Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Të dielën organet e rendit njoftuan se nga 22 nëntor deri më 21 janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi.

“Ashtu siç parashihej me vendim zyrtar nga data 1 nëntor 2022, pronarëve të mjeteve që kanë qarkulluar me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës iu është shqiptuar masa e qortimit, me udhëzimin që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS, ku deri më sot janë shqiptuar rreth 1.740 qortime”.

Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati vendosur ta zbusë vendimin për targat ilegale dhe makinat që bartin ato, tash e tuje nuk do të konfiskohen, por do të qortohen e gjobitën.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit/gjobës deri me 21 janar. Dhe më pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, thuhej në deklarimin e Kurtit në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa këtë të hënë, Kurti ka bërë fajtor Bashkimin Evropian, saktësisht shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për mos arritje të një marrëveshje këtë të hënë në Bruksel.

Bisedimet dhe propozimi për çështje aktuale, Kurti tha se “nuk është i pranueshëm nëse nuk shoqërohet me atë se për çfarë jemi ftuar palët, dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Në propozimin që na kanë sjellur neve ka qenë edhe afati, marsi i vitit 2023. Ne po vijmë këtu për t’u marrë vesh për marrëveshje që arrihet para marsit. Borell hoqi dorë nga ky afat me keqardhje mund ta them, dhe nga propozimi i BE-së, po them me keqardhje sepse vetëm e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe gjithashtu propozimi është i BE-së”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar me rezultat 1-1 sfida mes ShBA-së dhe Uellsit…