Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës
14 shkurt 2020
| 14:59
Për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka vendosur që në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë.
Është bërë me dije se në këtë orë do të flitet edhe për sakrificën e popullit shqiptar dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
MAShTI ua ka uruar festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.