Të martën përkujtohen të rënët në masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë
02 shkurt 2020
| 16:39
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se të martën do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.
“Të martën me datën 4.2.2020, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore, në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’, kushtuar 20-vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. Kjo akademi është organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-Qendra Rajonale në Mitrovicë. Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.
/Epoka e re/