Të martën shorti për gjysmëfinalen e Kupës
14 shkurt 2020
| 12:38
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.
/Epoka e re/