Të martën tërheqja e shortit për Raiffeisen Ligën e Parë

27 korrik 2024 | 19:15

Komisioni i Garave i AlbiMall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë në FFK njofton klubet dhe opinionin se të martën, më 30 korrik, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Raiffeisen Ligën e Parë në futboll.

Tërheqja e shortit mbahet në ambientet e FFK-së dhe atë me këtë orar; Grupi A në orën 12:00 dhe Grupi B, në orën 12:30.

Kampionati i ri në këtë rang të garave fillon më 17 gusht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në një vizitë…