Të mbijetuarit e masakrës së Dubravës bëjnë homazhe në vendin ku ndodhi masakra

22 maj 2020 | 12:38

Një delegacion i ish të burgosurve në burgun e Dubravës, të cilët kanë mbijetuar nga masakra e Dubravës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora  me lule në vendin ku janë vrarë dhe masakruar 130 të burgosur nga 19 deri më 24 maj 1999.

Në përbërje të këtij delegacioni kanë qenë Bajrush Xhemajli, Nait Hasani, Bislim Zogaj, Rasim Selmanaj, Isak Shabani, Defrim Rifaj dhe Sadik Zeqiri.

Viteve të kaluara, masakra e burgut të Dubravës është përkujtuar në mënyrë të organizuar, ku janë organizuar edhe vizita familjare në vendin ku ka ndodhur krimi, por për shkak të pandemisë Covid-19 sivjet kjo masakër është përkujtuar pa vizitorë e familjarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prestigjiozja “The Sun” ka imagjinuar formacionin titullar të Real Madridit…