Të mërkurën arrijnë rreth pesë mijë vaksina anti-Covid

02 maj 2021 | 18:04

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se të mërkurën pritet të arrijnë rreth pesë mijë anti-COVID.

Ajo tha se situata epidemiologjike në vend është më e mirë.

“Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë”.

“Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19. Beteja vazhdon!”.

Gjatë javës Kosovën pritet ta vizitojë Komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajaxi  është matematikisht kampion i Eredivisie. “Harkëtarët” fituan 4-0 ndaj…