Të mërkurën borë e shi në Kosovë
Të mërkurën, parashihet të jetë mot me reshje shiu dhe bore, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.
“Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe flluska bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli”, thuhet në komunikatë.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s”.