
Të mërkurën gjysmëfinalet e Kupës
02 prill 2018
| 15:25
Ndeshjet e para në kuadër të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen pasnesër (e mërkurë) nga ora 14:00.
Drenica do të jetë nikoqire e Vëllaznimit, derisa Prishtina do ta presë skuadrën e Ligës së Parë, Vushtrrinë. Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 18 prill.
Çiftet e gjysmëfinales
Drenica – Vëllaznimi
Prishtina – Vushtrria