Më 23 tetor hapet edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve
Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS, do mbahet nga data 23-25 tetor në ambientin e sallës 1 Tetori në Prishtinë.
Në ketë panair do të marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.
Në AGROKOS, konsumatori kosovar ka mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj. AGROKOS po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.
Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.