Të mërkurën mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga PSD
19 qershor 2018
| 23:11
Të mërkurën (nesër) në Kuvendin e Kosovës, mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partisë Socialdemokrate (PSD).
Tryeza ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, por ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Më parë tryeza kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku është kërkuar një koordinim i partive politike për çështjet e rëndësishme që e presin Kosovën, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar edhe caktimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.