Të mërkurën mblidhet PDK-ja, do të kërkohet shkarkimi i Kryesisë

15 mars 2021 | 20:42

Organi më i lartë i partisë, mblidhet për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet nacionale.

Salla është gati edhe për PDK-në.

Brenda saj të mërkurën do të mblidhen anëtarët e Këshillit Drejtues, të kësaj partie.

Arsyeja e kësaj mbledhje janë pakënaqësitë pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale.

Madje, këtu siç merr vesh T7, do të kërkohet edhe dorëheqja e kryesisë së partisë e made edhe zgjedhja për ushtruesin e detyrës së kryetarit të ri të PDK-së.

Se do të mblidhet këshilli, si organ me i lartë i partisë, e ka konfirmuar edhe kryetari në detyrë i kësaj partie.

video nga minuta 12:50

Në këto takime priten të diskutohen edhe pakënaqësitë që i kanë shprehur disa nga antarët e partisë, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe reformat në parti.

Në fakt, kishte zëra të shumtë që kërkonin dorëheqje të atyre që dështuan në këto zgjedhje.

Ndërsa, ai që ishte më konsistent në kërkimin e reformave të thella në parti është nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.

Që nga nëntori i 2020, PDK ka ushtrues të detyrës së kryetarit, andaj Çelaj tregon se kush sipas tij do të duhej të vihej në krye të partisë.

Partia Demokratike e Kosovës në Kuvend do të përfaqësohet nga 19 deputetë, pesë ma pak se në legjislaturën e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organi më i lartë i partisë, mblidhet për herë të…