Të mërkurën në Gjakovë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri
12 qershor 2023
| 12:10
Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Lajmi është bërë me dije nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.
Qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të “një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve”.