Të mërkurën nga ora 15:00 deri në ora 18:00, mbyllet segmenti rrugor Kijevë-Dollc, shkak minimi i masave shkëmbore

03 dhjetor 2024 | 11:40

Ministria e Infrastrukturës në një njoftim për media ka bërë të ditur se të mërkurën nga ora 15:00 deri 18:00, do të mbyllet aksi rrugor Pejë-Prishtinë, në segmentin Dollc-Kijevë.
Njoftimi i plotë i MIT:
Nesër ( 04.12.2024) bëhet minimi i tretë i shkëmbinjve në rrugën Nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, , Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3
Nesër më 04.12.2024, (e mërkurë) në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet Minimi Nr.3 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: Nga ora 15:00 deri në ora 18:00.
Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.
Luten të pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative.
Të gjitha ekipet dhe individët e kontraktuar apo sipas detyrës (Organi Mbikëqyrës “ERALD-G”, Menaxheret përkatës, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK”) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Arben Tafaj,…