Të mërkurën nis punimet konferenca për siguri kibernetike dhe privatësi

30 tetor 2018 | 17:47

Nesër (e mërkurë) në orën 9:30 pritet t’i fillojë punimet konferenca për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”

Kjo konferencë do të mbahet në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike.

Konferenca në fjalë është organizuar nga Cyber Security and Privacy në bashkëorganizim me UBT-në.

Punimet e konferencës do hapen nga Besim Beqaj, ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore, Izmi Zeka, zëvendësministër i MPB-së, Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të ARKEP-it, etj.

Në kuadër të kësaj konference, për kontributin e veçantë të dhënë në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë do ndahen çmimet për gazetarët e përzgjedhur nga ora 12:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur për “Sport Mediaset”,…