Të mërkurën pritet të hidhet në votim propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, më 30 nëntor do ta hedhin në votim propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024. Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Sipas propozimit të miratuar më 22 nëntor, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”,
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, më 23 nëntor.
Arsyet për këtë ishin politike dhe lidheshin me situatën në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e Presidencës Çeke të BE-së, Eva Hrncirova kishte deklaruar për Gazetën Sinjali se diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.
“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale. Diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.
Tash, një javë më pas, kur edhe është arritur marrëveshja për targat, mbetet të shihet nëse kjo çështje do të votohet nesër, ashtu siç ka paraparë Presidenca çeke.
Nëse propozimi për heqjen e vizave kalon nesër në rendin e ditës së Ambasadorët e BE-së, atëherë duhet të kalohen edhe disa procese të tjera.