Të mërkuren pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

03 janar 2022 | 17:57

Të mërkurën në ora 10:00 do të mbahet seanca ku pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishitnës.

Kështu ka deklaruar për Klankosova Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Zogaj ka treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin.

“Po, LDK-ja i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin”, ka deklaruar Zogaj, duke mos treguar se kush mund të jetë kandidati për këtë post.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë festës së Vitit të Ri, anëtarët e Ministrisë së…