Të mërkurën protestë kundër vizitës së Trendafilovës
19 shtator 2022
| 12:17
Të mërkurën, në orën 10:00, në Hotel “Astoria”, Gjilan, protestohet kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se pikërisht në Gjilan po dëshirojnë të fshehin skandalet e tyre e të tjetërsojnë rolin e kësaj gjykate.
“Kjo gjykatë është politike sepse një-etnike. Pikërisht kështu nuk sjell drejtësi por tjetërson histori; nga lufta për çlirim në konflikt për interesa grupacionesh. Kjo gjë është e papranueshme prandaj protesta është e domosdosshme. Të mërkurën, ora 10:00, Hotel ‘Astoria’, Gjilan, kundërshtojmë këtë vizitë të znj. Trendafilova për të legjitimuar Gjykatën Speciale”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e saj në “Facebook”.