Të mërkurën protestojnë serbët në veri
06 gusht 2024
| 23:20
Një grup qytetarësh nga komuniteti serb do të protestojnë nesër në pjesën Mitrovicë të Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun.
Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë, ndërsa ka njoftuar se arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë.
“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm, për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike” ka thënë Elshani.