Të mërkurën rivarrosën tetë dëshmorë në Morinë të Gjakovës

05 korrik 2021 | 15:22

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovë ka njoftuar se të mërkurën do të bëhet rivarrimi i tetë dëshmorëve në Morinë të Gjakovës.

Dëshmorët që do të rivarrosën janë: Muhamet Imer Ukshini, Shkelzen Sylë Syla, Blerim Bajram Ukshini, Sylejman Mustaf Abdyli, Nezir Halim Elezaj, Ahmet Idriz  Pulatani, Arben Avdyl Ukshini dhe Ymer Muhamet Bytyqi.

“Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe të gjitha trojeve shqiptare ju njoftojmë se të mërkurën me datë 07.07.2021,  në orën 11: 00 me rastin e 23-vjetorit të rënies bëhet rivarrimi i tetë (8) dëshmorëve të rënë në fshatin Morinë. Ceremonia e rivarrimit do bëhet në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Morinë të Gjakovës, në rrugën Ponoshec-Qafë Morinë”, ka njoftuar Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e shpëtimit në Japoni po vijojnë kërkimet për të…