
Të mërkurën seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK-ja
29 tetor 2018
| 11:55
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, LDK-ja e ka bërë për të shqyrtuar dhe për të mbajtur debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.