Të mërkurën shënohet Dita e Forcës – Ushtrisë së Kosovës
25 nëntor 2019
| 14:50
Ceremonia e Ditës së Forcës – Ushtrisë së Kosovës do të mbahet të mërkurën në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 11:00.
Në ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë, personalitete shtetërore dhe akademike.
Me fjalë tematike do të paraqiten presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Në fund të ceremonisë do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për stafin e dalluar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët dhe nënoficerët e dalluar të FSK-së
/Epoka e re/