Të mërkurën zhvillohet finalja e parë mes Pejës dhe Trepçës

01 maj 2023 | 17:57

Peja dhe Trepça do të përballen në finalen e “play-off”-t në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja për të arritur në finale eliminuan Golden Eagle Yllin me rezultat 3:1, ndërsa Trepça e mposhti Prishtinën 3:2 me fitore.

Ndeshja e parë luhet në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë, të mërkurën duke filluar nga ora 20:00. Kështu skuadra e parë që realizon tri fitore do të shpallet kampione për sezonin 2022-23.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i mercenarëve rusë të Wagner, ripërsëriti sot apelin e…