Të miturin nga Prishtina tentojnë ta rrëmbejnë dy burra, thotë se të dyshuarit kishin armë në veturë
Dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë një djalë të mitur, mëngjesin e së martës në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i mituri ishte duke ecur në rrugë, pasi kishte dalë nga shkolla, në momentin kur dy persona e kanë kanosur dhe kanë tentuar ta fusin në veturë.
I mituri ka arritur të largohet dhe në veturën e të dyshuarve ka vërejtur se ka qenë një armë e gjatë.
Nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
“Tentim rrëmbimi-Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.