Të miturit në rastin e vdekjes së 18-vjeçarit, avokati Gjini: Dënimi i paraparë është 10 vjet burgim, duhet të ndryshohet legjislacioni
Avokati Gent Gjini ka komentuar rastin e të riut Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me veturë nga dy persona, të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.
“Duke marrë parasysh se tragjeditë e vdekjeve të moshave të të miturve në territorrin e Kosovës kanë shënuar një rritje të madhe, ku shumë të rinj të moshës së re, nga moskujdesi i duhur prindor dhe edukativ nëpër institucione shkollore, janë të prirur që të merren me dukuritë negative të përleshjeve për motive të ulëta, duke përfunduar deri tek tragjeditë siç është rasti i fundit, ku një i mitur ka humbur jetën nga përleshja, të cilin e kanë sulmuar me shkop dhe si pasojë duke marrë plagë të rënda ka ndërruar jetë”, ka theksuar ai.
Avokati Gjini ka theksuar se këto raste që tani janë shpeshtuar tek të miturit, janë edhe si rezultat se nëpër shkolla nuk ka kontroll dhe siguri për t’i kontrolluar – se të njëjtit mbajnë mjete të rrezikshme me vete, si armë të ftohta dhe të nxehta.
“Kjo vjen si rezultat që edhe autoritetet policore duhet ta bëjnë punën e tyre, që këta të mitur të rrezikshëm, me të kaluar penale të rrezikshme për shoqëri, t’i burgosin dhe t’u konfiskohet sendet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e qytetarëve”.
“Për këtë fenomen është fajtor edhe ligjdhënësi kur ka hartuar veprat penale për të miturit. Ligji duhet të ndryshohet, sepse maksimumi i dënmit për të miturit, që kryejnë veprat penale të vrasjeve është burgosja deri në 10 vjet burgim efektiv, ndërkaq më e keqja është se ligjdhënësi mes tjerash ka paraparë lehtësime. Pra as 10 vite burgim për veprat penale të vrasjeve të miturit nuk i vuajnë deri në fund dhe dalin për një kohë relaitivsht të shkurtër”, ka theksuar avokati Gjini.