![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/b-25-600x360-1.jpg)
Të mobilizuarit e Putinit, grushte dhe karrige njëri-tjetrit në një klub nate
23 nëntor 2022
| 08:30
Burrat e mobilizuar të Vladimir Putinit janë duke u bërë gati për luftë – duke u rrahur brutalisht me bashkëkombasit e tyre në një klub nate.
Kjo është një dëshmi tjetër, që ushtrisë ruse i mungon disiplina. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqin rrahjen masive në Yurga të rajonit Kemerovo në Rusi, pak kilometra larg kampit stërvitor të burrave që po bëhen gati të dërgohen në luftë në Ukrainë.
Burrat e uniformuar rrihen brutalisht me civilët – duke dhënë edhe një shembull tjetër të keq, se përpos që nuk ka disiplinë në këtë ushtri, gjithashtu mungon hierarkia dhe ndëshkimet.