Të mos cenohen të drejtat e deputetëve
Nisma Socialdemokrate vlerëson se Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet ta shfrytëzojë politikisht karantinimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmon me dokumentacion se nuk janë të prekur me COVID-19.
Anëtari i kryesisë i Nismës, Skender Reçica, ka thënë, në një shkrim në “Facebook”, se në vend të kësaj institucionet gjegjëse duhet ta shtojnë numrin e testimeve për ta parandaluar shpërndarjen e infeksionit.
“Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cenohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake”, ka shkruar Reçica.
Shkrimi i tij:
Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet ta shfrytëzojë politikisht karantinimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmojnë me dokumentacion se nuk janë të prekur me Covid 19.
Në vend të kësaj, institucionet gjegjëse duhet shtuar numrin e testimeve, për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit. Nuk duhet harruar faktin që jemi ndër vendet e fundit në Evropë për numrin e të testuarëve në 1 mil banorë!
Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cënohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake.