
Të moshuarës i grabiten 55 mijë euro në Kaçanik
03 janar 2021
| 18:36
Në fshatin Gjurgjedell të Komunës së Kaçanikut një të moshuarës i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej rreth 55 mijë euro.
Nga Policia e Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar për KlanKosova.tv se grabitësit edhe i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës.
“Një të moshuare rreth 60 vjet i janë grabitur para në vlerë rreth 55 mijë euro. Grabitësit e kanë kryer veprën nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikës”, është shprehur përmes telefonit Reka. “Tek viktima shihen po ashtu lëndime trupore”.