Të moshuarit të izolohen derisa të prodhohet vaksina
15 prill 2020
| 08:37
Njerëzit e moshuar mund të kenë nevojë të qëndrojnë në një izolim deri vitin e ardhshëm për të mbrojtur veten nga virusi “Korona”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne duhet ta kufizojmë kontaktin me të moshuarit sa më shumë që të jetë e mundur derisa të prodhohet vaksina për Covid-19”, tha Der Leyen për numrin e sotëm të gazetës gjermane “Bild”.