Të na kishin izoluar që ditën e parë s’di sa fëmijë do të kishim bërë
Këngëtarja Mihrije Braha ka rrëfyer marrëdhënien me bashkëshortin e vet Naim Abazin gjatë qëndrimit të izoluar në shtëpi.
Këngëtarja e njohur është shprehur se nuk e di se sa fëmijë do të kishin bërë së bashku nëse do t’i kishin mbyllur kështu në ditët e para të dashurisë së tyre.
“Kemi pasur çaste kur kemi thënë, të na kishin mbyllur kështu në ditët e para të dashurisë sonë. Ta kishim pasur shtëpinë tonë vetëm për vete. Por edhe tani mirë e kaluam”, tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
“Sa fëmijë do të kishit bërë?” – u pyet nga moderatorja.
“Aty nuk e di, nuk mund të them asgjë (qesh). Di vetëm të them se do të ishte errësuar dhe çelur dita në krahët e njëri-tjetrit. Kaq”, – shtoi Mihrije.
Ndërsa tregoi edhe zënkën me Naimin në ditët e para të izolimit.
“Në ditën e tretë e pyeta nëse do kafe apo çaj dhe tha çaj, e ngriti zërin sikur po e pyes për diçka të keqe. I thashë kujdes mos ma ngrit zërin (qesh)”, – përfundoi këngëtarja.