Të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave

08 dhjetor 2021 | 12:52

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me debatin që është bërë ditëve të fundit në mes sindikatave dhe qeverisë.

Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se duhet të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave.

“Siç ndodh rëndom në pushtetet me tendenca totalitare, deklaratat e kryeministrit dhe ministrave shndërrohen në urdhra policor. Kurti e Murati sulmuan para ca ditësh sindikatat në media, inspektorët dje u hynë nëpër zyra. Siç ndodh rëndom në shtetet me orientim ideologjik të djathtë, aktiviteti sindikal sulmohet e shtypet. Kurti që braktisi idetë e barazisë, të drejtave të punëtorëve dhe mirëqenies sociale, sot armikun e sheh bash tek sindikatat”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka theksuar se “Partia shtet nuk lejon organizata të pavarura”.

“Aq më pak protestuese. Për të ose ka organizata të partisë që duhet t’i instrumentalizojë, ose organizata armiqësore që duhet t’i luftojë. Mendësia totalitare nuk e pranon tjetrin të barabartë por veç të nënshtruar. Dhe kjo s’është diçka e re, sepse ka ndodhur gjithandej ku ka pasur pushtete të tilla. Protesta e kundërshtimi ndaj Kurtit, përherë e më shumë po bëhen shënjues të protestës për barazi sociale, mirëqenie ekonomike e demokraci. Të gjitha këto, projekte të braktisura prej tij. Kurti ka braktisur kauzat e qytetarët po e braktisin Kurtin. Drejtësia e kauzave ka mposhtur çdo apetit të individit”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshje të luajtura në NBA. Skuadra e Brooklyn Nets…