Të ndarët nga Vetëvendosja ndërrojnë karriget në Kuvend (Video)
15 mars 2018
| 11:42
Deputetët të cilët nga dje janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë ndërruar edhe karriget.
Ata dje kanë qenë të ulur në rendin e parë të ulëseve të dedikuara për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sot ata kanë shkuar në ulëset e fundit për t’ua liruar vendin pjesës së mbetur në Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend i ka 19 deputetë, ndërsa Grupi i Pavarur i Deputetëve numëron 12 deputetë.
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila ishte në Vetëvendosje nga dje është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputetë që kanë formuar grupin e ri janë Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Driton Çaushi, Salih Salihu, Fisnik Ismajli, Frashër Krasniqi, Faton Topalli, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani dhe Besa Baftiu.