‘Të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët’, Charles Michel uron Bajram Begajn
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka uruar Bajram Begajn me rastin e marrjes së detyrës si President i Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Michel shprehet se me hapjen e negociatave, marrëdhëniet BE-Shqipëri kanë hyrë në një stad të ri.
Michel theksoi se mezi pret që BE-ja dhe Shqipëria të ndërtojnë të ardhmen e tyre të përbashkët.
“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel në “Twitter”.
Congratulations to @BajramBegajAL on taking office as President of Albania 🇦🇱
With the opening of accession talks, we are at an exciting time in EU – Albania relations.
Looking forward to building our common future together.
— Charles Michel (@CharlesMichel) July 24, 2022
Këtë të dielë në orën 18:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj në Parlament.
Më pas, një ceremoni do të organizohet edhe në Presidencë, për marrjen e detyrës së re nga Begaj.
Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në muajin prill. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.