Të nisë hetimi për hyrjen e Kurtit, të Abazit dhe të Sveçlës në dhomën e përgjimeve

28 maj 2020 | 19:15

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve se zyrtarë të lartë qeveritarë kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në njësinë e përgjimeve të Telekomit të Kosovës. AAK konsideron se ky është një akt i pastër kriminal, prandaj ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon urgjentisht nga Prokuroria e Shtetit që në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprime për ta hetuar rastin e hyrjes së dyshimtë dhe të paautorizuar në njësinë e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës. Ky veprim është një akt kriminal i pastër dhe i ulët kundër sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në fund thuhet se shteti duhet t’i mbrojë qytetarët nga këto aktivitete të orkestruara kriminale.

“Shteti i cili u ndërtua me mund, duhet ta dëshmojë se ka drejtësi dhe mbron qytetarët e Kosovës nga këto aktivitete kriminale të orkestruara”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Rron Gjinovci ka analizuar tubimin në sheshin “Skënderbeu” në…