Të nxirat dhe mavijosjet/ Kurat e shtëpisë që vërtet funksionojnë
Metoda e Parë: Kompresat me Akull
Përdorni një napë të pastër dhe zhyteni në një enë të mbushur me copa akulli. Mbajeni për 10 minuta mbi zonën e nxirë dhe përsëriteni çdo një orë. Temperatura e ftohtë mban nën kontroll rrjedhjen e gjakut. Kompresat nuk duhen mbajtur më gjatë se 20 minuta. Akulli nuk duhet mbajtur direkt mbi lëkurë.
Metoda e Dytë: Vaj Kastori
Merrni një copë pambuku dhe zhyteni në vaj kastori. Lyeni zonën e nxirë. Vajin e Kastorit e gjeni në farmaci.
Metoda e Tretë: Uthull Molle me Ujë
Kombinoni një lugë gjelle me uthull dhe 2 lugë gjelle me ujë. Merrni një pambuk dhe lyeni zonën e nxirë me këtë përzierje. Përsëriteni këtë metodë deri sa të vëreni përmirësim. Uthulla lufton inflamacionin dhe shëron njollat.
Metoda e Katërt: Aloe Vera
Merrni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës dhe me një pambuk lyeni zonën e nxirë. Lëreni xhelin në lëkurë për 15 minuta deri sa të përthahet. Përsëriteni këtë deri sa të vëreni përmirësim. Aloe Vera lufton bakteret, lufton inflamacionin dhe përshpejton shërimin.
Këshilla Të Tjera
Përdorni kompresa të ngrohta dhe të ftohta me një distancë kohore prej 2 orësh. Pra pas kompresës me ujë të ftohtë, pas 2 orësh vendosni një kompresë të ngrohtë. Pas çdo komprese, masazhojeni zonën e nxirë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Nëse të nxirat ndodhen në duar apo këmbë , masazhi duhet bërë në pjesën e sipërme dhe jo direkt në zonën e nxirë./AgroWeb.