TË PAGjETURIT
22 nëntor 2020
| 00:08
Copa kristali sytë e mi
Det dhembja parzmën godet
Lot e mall maratonomak
Nga dhimbje nënash
Tremben çakejt
Amanetet stinët copëtojnë
Eshtrat t’ua mbjellin sërish
Fosfori xixë stralli
Feniksin rizgjon
Dheu i ngrohtë
Hapet si plagë zemre
Një pëllëmbë toke
Për ty o vëlla
Në makth
Retë u mplaken
Mbi kokën time
Pjalm bryme zbardhon
Duke i gdhendur kujtimet në gur
Që sa kohë
Në lajthitje ëndrrat
Bimojnë dhembje
Netëve pa fund
Varg lumi
Në syrin e nënave pa gjumë
Autore: Elife Luzha