Të pakënaqur me regjimin taleban, shpallet një lëvizje e re rezistence

24 tetor 2021 | 08:12

Duket se afganët nuk do e durojnë gjatë regjimin e talebanëve, të cilët morën kontrollin e vendit në muajin gusht dhe imponuan ligjet e tyre të Sheriatit.

Ditët e fundit, një “Këshill Rezistence” i ri është shfaqur në Afganistan, i përbërë nga liderë muxhahedinë dhe eksponentë të lartë të ish-liderit të larguar Achraf Ghani.

Grupi që drejtohet nga liderët xhihadistë Abd al-Rasul Sayyaf dhe Atta Muhammad Nur kërcënon se do të nisë një revoltë të armatosur nëse talebanët nuk nisin dialogun politik dhe nuk ndaj pushtetin në Kabul.

Kjo nuk është lëvizja e parë që tenton t’iu bëjë rezistencë talebanëve. Më herët, Luanët e Panjshirit iu shpallën atyre luftë, por talebanët ndërmorën një ofensivë të madhe dhe për disa ditë morën kontrollin e luginës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, është zhvilluar sot një bastisje…