Të paktën 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina
Të paktën 1.5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, tha të dielën zëdhënësi i UNICEF-it, Joe English. 3.3 milionë të mitur të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë. Së fundmi është sulmuar një shkollë në Mariopuol, ku në këtë ishin strehuar më shumë se 400 qytetarë ukrainas. Autoritetet lokale atje akuzojnë forcat ruse se po transportojnë me forcë civilë ukrainas drejt Rusisë.
Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas njoftuan se një tjetër komandant rus ka vdekur gjatë luftimeve, që sipas tyre do të ishte gjenerali i pestë rus që vritet që nisja e sulmeve më 24 shkurt./Euronews