Të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në Pragë
Policia çeke thotë se disa njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat e raportuara pranë një universiteti në qendër të Pragës.
Policia tha se personi i armatosur ishte “eliminuar” dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.
Mediat çeke raportuan se të paktën 11 persona vdiqën në incident, duke përfshirë edhe personin e armatosur.
Stafit të universitetit iu tha të “qëndrojnë në vend”, të barrikadojnë veten në dhoma dhe të fikin dritat, raportoi agjencia e mediave “Reuters”.
Raportet sugjerojnë se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.
Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe zona përreth ishin të mbyllura.
Policia tha se ngjarja po vazhdon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe të qëndrojnë brenda.
“Papritur dëgjova të shtënat,” tha një dëshmitare që tha se ishte në vendin e ngjarjes për gazetën çeke Mlada Fronta Dnes.
Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një magnet turistik.
Praga right now #prague #praga pic.twitter.com/zhxoFeazTp
— Leo Menindez (@LeoMenindez) December 21, 2023