Të paktën 11 të vdekur nga përmbytjet në Afrikën e Jugut

27 shtator 2023 | 15:18

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi shiu i dendur dhe erërat goditën provincën e Kepit Perëndimor të Afrikës së Jugut, duke përfshirë Cape Town, gjatë fundjavës.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi ujërat e përmbytjeve të ulen.

Moti shkatërrues përmbyti shtëpitë, dëmtoi çatitë, shkatërroi të korrat dhe dëmtoi rrugët dhe infrastrukturën tjetër, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të njerëzve që dyshohet se janë bllokuar në shtëpitë e tyre pjesërisht të zhytura në ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur…