Të paktën 11 ushtarë afganë janë vrarë në një sulm të talibanëve
20 qershor 2018
| 15:31
Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën 11 ushtarë janë vrarë në sulmin e parë taliban, prej kur militantët kanë përfunduar armëpushimin.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë”, se nëntë ushtarë afanë janë plagosur në sulmet e natës së mbrëmshme në disktriktin Balamerghab.
Drejtuesi i Provincës Badghis, Abdul Qafoor Malikzai, ka thënë se talibanët kanë sulmuar dy zona të sigurisë në orët e hershme.
Sipas autoriteteve deri në 30 ushtarë mund të jenë vrarë në sulm.
Talibanët në anën tjetër kanë thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar.
Talibanët i kanë dhënë fund armëpushimit treditor në natën e 17 qershorit, derisa Qeveria e Kabulit ka zgjatur armëpushimin për 10 ditë.