Të paktën 14 viktima pas sulmit në një shkollë në Florida

14 shkurt 2018 | 23:20

Nga sulmi i sotëm në Florida, raportohet të jenë   të paktën 14 viktima pas të shtënave me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Florida.

Një bashkëpunëtor lokal i “Fox News”, ka raportuar se janë parë disa persona duke u trajtuar jashtë objektit të shkollës nga lëndimet e marra.

Departamenti i policisë përmes një njoftimi në “Twitter”,  ka treguar disa udhëzime për mësuesit dhe nxënësit se si “të izolohen derisa policia t’i arrijë ata”.

Edhe FBI është në vendin e ngjarjes duke u ndihmuar autoriteteve lokale. Televizionet amerikane kanë raportuar edhe se një numër i prindërve janë mbledhur jashtë zonës së rrethuar nga policia. “Presidenti është njoftuar për të shtënat në shkollën në Florida”, ka thënë zëvëndës-sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Lindsay Walters. “Jemi duke e vëzhguar situatën. Lutjet tona janë me të prekurit”, ka thënë ajo, shkruan “gazeta-shqip”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme…