Të paktën 15 të vrarë edhe 20 nën rrënoja, pasi Rusia godet një ndërtesë në Chasiv Yar

10 korrik 2022 | 14:00

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja, pasi raketat ruse kanë goditur një bllok apartamentesh në Chasiv Yar, një qytet në Ukrainën lindore, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Pesë persona janë nxjerrë të gjallë. Numri i të vdekurve u dha nga një zyrtar ukrainas i shërbimeve të urgjencës.

Njëra anë e ndërtesës pesëkatëshe u copëtua, duke lënë rrënoja. Chasiv Yar është afër qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk.

Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se sulmi ishte kryer nga raketat ruse Uragan, raporton “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Blerim Latifi, ka kujtuar se si anëtari i Kryesisë…