Të paktën 18 viktima në Australi

01 janar 2020 | 15:33

Zjarret i kanë marrë jetën të paktën shtatë personave në shtetin australian të Nju Sauth Uellsit që nga e hëna. Zjarret më të fundit, që kanë arritur deri në brigjet e detit këtë javë, kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.

Kushtet janë lehtësuar pakëz dhe një rrugë kryesore që ishte mbyllur në Viktoria, u rihap për dy orë të mërkurën për të lejuar largimin e njerëzve.

Por, shumëkush mbetet në zonat e prekura nga zjarret, në një qytet dhe policia ka dërguar atje 1.6 ton ujë të pijshëm, me barka. Shtatë viktimat në nju Sauth Uells, përfshijnë dy persona që u gjetën në makinat e tyre, një baba dhe bir që kishin qëndruar për të mbrojtur shtëpinë e tyre si edhe një zjarrfikës.

Mediat lokale raportojnë edhe për një viktimë tjetër në Viktoria, shkruan “TCh”.

Bilanci total i viktimave nga zjarret, në të gjithë Australinë, për këtë sezon, është 18, me paralajmërime se mund të rëndohet akoma më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia mori sot presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit…