Të paktën 19 të vdekur dhe 40 të plagosur pas përmbysjes së një autobusi

24 dhjetor 2023 | 08:35

Të paktën nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë dhjetë fëmijë, humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën të shtunën kur një autobus u përmbys në një autostradë në veri të kryeqytetit të Nikaraguas, thanë autoritetet.

Aksidenti, pranë Rancho Grande, një komunë në provincën Matagalpa, në veri të Managua, vrau “19” njerëz dhe plagosi rreth 40 të tjerë, sipas faqes së internetit të qeverisë së Nikaraguas, e cila citoi të dhëna nga ministria e Shëndetësisë.

10 fëmijët që humbën jetën ishin nga 4 deri në 16 vjeç, sipas të njëjtit burim. Autoritetet thanë se automjeti kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe se policia arrestoi shoferin e autobusit kur ai u përpoq të ikte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një cisternë kimike u godit nga një dron i nisur…