Të paktën 2 mijë të vdekur dhe 10 mijë të zhdukur nga Vërshimet në Libi
12 shtator 2023
| 15:40
Rreth 2 000 persona kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë besohet të jenë zhdukur si pasojë e përmbytjeve në verilindje të Libisë.
Tamer Ramadan, kreu i delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Libi, konfirmoi numrin e të zhdukurve gjatë një konference për media në Gjenevë të Zvicrës.
Në qytetin lindor Derna, ku përbmbytja ishte fatale, rreth 6000 njerëz janë të zhdukur, tha Othman Abduljalil, ministër i shëndetësisë në administratën lindore të Libisë, për Almasar TV të Libisë, raporton CNN.